Drita fiton në finish ndaj Prishtinës

- Bota Sot

Drita fiton në finish ndaj Prishtinës

Drita, kampion në fuqi, arriti pikë të plota ndaj Prishtinës, në takimin e javës së 31-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Lideri i kampionatit me mund të madh ka marrë pikë të plota ndaj skuadrës me renome.

Blerim Krasniqi shënoi nga afërsia për fitoren e Dritës dhe falë asistimit të Liridon Balajt.

Drita i afrohet gjithnjë e më shumë titullit të kampionit, tani kryeson me 60 pikë, ka një ndeshje e 8 pikë më shumë se Ballkani në vend të dytë.

Prishtina është në pozitën e katërt me 45 pikë e ka katër me pak se Malisheva në pozitën e tretë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot