Skuadra e Malishevës ndali pikë të plota në stadiumin “Liman Gegaj”.
Vendasit treguan më shumë duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:1 Gjilanit, në takimin e javës së 31-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Golat i realizuan Xhemail Ibishi në minutën e 2-të 65-tën e Dreni Kryeziu në atë të 44-tën.
Kapiten i Gjilanit, Armend Thaqi ka shënuar supergol në ndeshjen ndaj Malishevës.
Ai realizoi në minutën e 72-të nga gjuajtja e lirë.
Malisheva përforcon vendin e tretë me 49 pikë, Gjilani mbetet në pozitën e pestë me 45 sosh.