Askush nuk ka tifozë si River Plate

- Bota Sot

Askush nuk ka tifozë si River Plate

Tashmë edhe ky rekord u kalua. River Plate arriti 105 ndeshje radhazi me stadiumin plot, pra me të gjitha biletat të shitura, kur në “Monumental” erdhi Boka Juniors, ndërsa më pas u luajt një sfidë tjetër.

Fitorja 3-1 ndaj rivalit Aldosivi në shtëpi në Buenos Airesit, e ngjiti rekordin botëror në 106, ndërsa të pranishëm në tribuna janë gjithmonë 85 018 spektatorë.

Kjo, pasi klubi e rinovoi impiantin legjendar duke nisur nga viti 2020, me punimet që do të vazhdojnë deri në 2028.

Jo më kot, tani stadiumi quhet “Mas Monumental”.

Siç informohet në faqen zyrtare të Riverit në rrjet, klubi argjentinas është shpallur për tre sezone radhazi si më i ndjekuri në të gjithë botën, me mesataren e tifozëve për ndeshje 85 018, pra aq sa janë vendet e ulura gjithsej.

Pak rëndësi ka që derbi me Bokën u humb me shifrat 1-0. Dy skuadrat kanë qenë gjithmonë si macja me miun, dhe jo më kot dueli mes tyre nuk quhet “El Klasiko” si ai Real-Barcelona, por “Superklasiko”.

Në Argjentinë, gjithçka është e ekzagjeruar, e jo më kot aty kanë lindur gjeni të futbollit si Moreno, Di Stefano, Maradona e Messi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot