Rikthehet Raphinha, braziliani kalon dëmtimin

- Bota Sot

Rikthehet Raphinha, braziliani kalon dëmtimin

Trajneri Hansi Flick dhe Barcelona kanë marrë lajme pozitive nga infermieria.

Braziliani Raphinha ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të grupit.

Sulmuesi 29-vjeçar pësoi një lëndim në kofshë gjatë një miqësoreje mes Brazilit dhe Francës në fund të marsit, duke qëndruar jashtë fushave për disa javë.

Megjithatë, këtë të mërkurë më 29 prill, ai është bashkuar me skuadrën në stërvitje së bashku me Bernal dhe Christensen, duke qenë gati për sfidën e radhës kundër Osasunës më 2 maj.

Rikthimi i Raphinha-s vjen në një moment vendimtar, megjithëse Barcelona ka dominuar edhe pa praninë e tij, duke mbajtur një distancë prej +11 pikësh nga Real Madridi kur kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund të La Liga-s.

Braziliani ka qenë një nga shtyllat e suksesit të këtij sezoni, me një bilanc prej 19 golash dhe 8 asistesh në 31 paraqitje në të gjitha kompeticionet.



Lexoni të gjitha në Bota Sot