Avdyli: Shumica në VV ishin pro Osmanit, e luta Kurtin ta propozojë për presidente

- Gazeta e Prizrenit

Avdyli: Shumica në VV ishin pro Osmanit, e luta Kurtin ta propozojë për presidente

Deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se brenda GUXO-s ministrja Donika Gërvalla nuk ka pasur mbështetje të qartë për Vjosa Osmanin për presidente.

Sipas tij, ai nuk ka dëgjuar asnjëherë që Gërvalla ta ketë mbështetur publikisht apo në mbledhje kandidaturën e Osmanit.

“Unë nuk e kam dëgjuar dhe nuk e ka thënë asnjëherë as në mbledhje as publikisht… nuk ka qenë pro kësaj”, ka deklaruar Avdyli.

Ai shtoi se kjo situatë, sipas tij, ka ndikuar në prishjen e bashkëpunimit politik dhe të “binomit të shpresës” mes partive.

Avdyli tha se beson që kryeministri Albin Kurti ka qenë më i hapur për vazhdimin e bashkëpunimit.

Ai gjithashtu theksoi se shumica e deputetëve të Vetëvendosjes kanë qenë pro Vjosa Osmanit dhe nuk kanë shprehur kundërshtime ndaj saj as në takime private.

Duke rikujtuar procesin e mëhershëm, Avdyli përmendi edhe një mbledhje të deputetëve më 3 mars, ku sipas tij nuk pati kundërshtime për kandidaturën e Glauk Konjufcës për president.

“Shumica dërrmuese e deputetëve të Vetëvendosjes kanë qenë për Vjosa Osmanin, nuk e kam dëgjuar dikë që ka qenë kundër Vjosa Osmanit. Asnjëherë as në takime private nuk kanë folur asnjë fjalë por kanë dhënë vlerësimet më të larta”.

Ai shtoi se i kishte kërkuar kryeministrit Kurti që të propozohej Vjosa Osmani si kandidate për presidente, por kjo, sipas tij, nuk ishte marrë parasysh.

“Shumica e deputetëve nuk kam dëgjuar që kanë qenë kundër, më 3 mars, ka qen një mbledhje e deputeteve diku 60 deputete, edhe kryeministri tha ne do ta nominojmë Konjfucën askush nuk e kundërshtoi. Unë e luta, i thash po të lutëm për herë të fundit mos e kandido, jo që nuk e meriton dhe pse nuk është i denjë, se do të ia japë votën, por të lutem qu dil propozoje Vjosa Osmanit për hire të përkrahjeve qytetarëve”, ka deklaruar Avdyli në RtvDukagjini



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit