Selmanaj: Kosova përball sfidave, por edhe me mundësi zhvillimi

- Gazeta e Prizrenit

Selmanaj: Kosova përball sfidave, por edhe me mundësi zhvillimi

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, përmes një postimi në “Facebook”, reagoi lidhur me situatën aktuale politike në vend, duke theksuar se rruga përpara nuk është e lehtë, por kërkon punë, përkushtim dhe besim.

Ai ka deklaruar se Kosova ka para vetes sfida, por edhe mundësi të mëdha për zhvillim, drejtësi dhe përmirësim të jetës së qytetarëve.

“Çdo hap që hedhim sot është një investim për të ardhmen e shtetit tonë. Rruga vazhdon dhe ne duhet të jemi aty ku qytetarët na kërkojnë”, ka shkruar tutje ai.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit