Futbollisti Marco Pashaliç me sa duket do të mungojë në Kupën e Botës për shkak të një dëmtimi, por Kroacisë nuk i mungojnë zgjidhje cilësore në ofensivë.
Media kroate “Sportske Novosti” raporton se senzacioni i selektorit kroat Daliç mund të jetë Adrian Segeçiq, i cili "shpërtheu" me fanellën e Portsmouthit gjatë këtij sezoni.
Një formë e tillë vjen në një moment vendimtar.
Në prag të Kupës së Botës, Kroacia ka probleme me zgjidhjet ofensive dhe mungesë shpejtësie në krahë, kështu që Segeçiq përmendet më shpesh si një lojtar që mund të marrë ftesë për listën e gjerë.