Telefonata nga Ronaldo e ndihmoi Viniciusin pas zhgënjimit për Topin e Artë

- Bota Sot

Telefonata nga Ronaldo e ndihmoi Viniciusin pas zhgënjimit për Topin e Artë

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, ka ndarë një moment emocional nga karriera e tij, duke zbuluar se humbja e Ballon d’Or përballë Rodrit e kishte prekur thellë.

Në një deklaratë të fundit, braziliani pranoi se ishte ndier i trishtuar dhe i zhgënjyer në atë periudhë, por një telefonatë e papritur nga Cristiano Ronaldo ndryshoi gjithçka.

“Kur e humba Topin e Artë ndaj Rodrit, isha i trishtuar.

Cristiano më telefonoi dhe bëmë një bisedë shumë të rëndësishme. Ai më ndihmoi të rifitoja vetëbesimin tim.

Ai është një legjendë e vërtetë”, u shpreh Vinicius.

Ky gjest nga portugezi, një ikonë e futbollit botëror dhe fitues i shumëfishtë i Ballon d’Or, tregon edhe një herë ndikimin e tij përtej fushës së lojës. Ronaldo vazhdon të jetë një figurë frymëzuese për shumë lojtarë të rinj, duke përfshirë edhe yllin brazilian të “Los Blancos”..



Lexoni të gjitha në Bota Sot