Policia dha detaje të reja për rastin e të mërkurës, ( 29.04.2026), ku rreth orës 19:00, ndodhi një rrahje mes disa personave në rrugën “Edit Durham” në Prizren, e ku dyshohet se është përdorur edhe mjet i mprehtë (thikë), raporton Gazeta e Prizrenit.
Referuar njoftimit, me të arritur të Policisë në vendin e ngjarjes, është konstatuar se një person mashkull, 16 vjeçar, ka pësuar lëndime nga mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor.
Sipas informatave fillestare, gjendja e tij është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetë.
Të dyshuarit fillimisht janë larguar nga vendi i ngjarjes, por pas veprimeve operative të Policisë janë identifikuar dhe arrestuar.
Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa me vendim të tij, dy të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë.
Policia është duke vazhduar hetimet lidhur me rastin.