E rëndë: Gjendet pa shenja jete një 51-vjeçar në shtëpinë e tij në Bellanicë të Malishevës

- Gazeta e Prizrenit

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një 51-vjeçar në shtëpinë e tij në Bellanicë të Malishevës
Rreth orës 15:50, Policia e Kosovës, përkatësisht stacioni policor në Malishevë, ka pranuar informacion për një rast vetëvrasjeje në rrugën “Lavdi UÇK-së” në fshatin Bellanicë.

Sipas informatave zyrtare, viktima është një mashkull kosovar V.H., rreth 52 vjeç.


“Më datën 30 prill 2026, rreth orës 15:50 është raportuar se një mashkull kosovar, rreth moshës 51 vjeç, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Bellanicë, Malishevë. Të gjitha njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendngjarje po ashtu dhe personeli mjekësor ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me Prokurorin e Shtetit.”, , tha ajo.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit