Sot varroset Veli Hoxha (52 vjeç), i cili u gjet pa shenja jete një ditë më parë në pronën e tij në fshatin Bellanicë të Malishevës.
Sipas informacioneve, ai dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u varur në një aneks/garazh, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes” dhe po trajtohet nga organet kompetente.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot, më 1 maj, në ora 17:00, në varrezat e fshatit Bellanicë.