Kolona të gjata janë krijuar në autostradën Prizren–Suharekë si pasojë e një rreshqitjeje të dheut që ka ndodhur tash e një kohë në këtë segment rrugor.
Edhe pse ka kaluar kohë nga incidenti, mungesa e intervenimit nga autoritetet përkatëse ka bërë që njëri shirit të mbetet ende i mbyllur për qarkullim.
Kjo ka shkaktuar vështirësi të mëdha për qytetarët, duke krijuar pritje të gjata dhe kolona që shtrihen për disa kilometra.
Për momentin, rekomandohet kujdes i shtuar për të gjithë ata që kalojnë në këtë pjesë të autostradës, si dhe përdorimi i rrugëve alternative kur është e mundur.