Veprimtari, dhe ish i burgosur politk, Ragip Xhaka ka dalë në mbështetje të rikthimit të Fatmir Limajt në PDK.
Sipas tij, ky bashkim do ta fuqizonte këtë subjekt dhe të ishte një kthim i natyrshëm.
Rikthimin e Limajt në PDK e kanë mbeshtetur figura të ndryshme si Ramiz Lladrovci, Nait Hasani, Adem Grabovci, Ramë Vata, Hisen Berisha dhe personalitete tjera të këtij subjekti.
Për sot është paralajmeruar një mbledhje e këtij subjekti ku do të trajtohet edhe letra e Limajt drejtuar Bedri Hamzës./ IO