Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, njofton për investime afër 450 mijë euro

- Gazeta e Prizrenit

Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, njofton për investime afër 450 mijë euro

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit vizitoi Kalanë e Prizrenit.

Nga atje Kurti njoftoi se Qeveria e Republikës së Kosovës do të investojë afër 450 mijë euro në projektin për zhvendosjen e rezervuarit të ujit jashtë mureve të Kalasë.

Gjatë kësaj vizite, Kurti tha se Qeveria se po i përgjigjet pozitivisht një kërkese për zhvendosjen e një infrastrukture të ujit jashtë hapësirës së kalasë, sepse ajo shkakton probleme të sigurisë.

“Bëhet fjalë për një instalim i cili është qysh para luftës së dytë botërore 1939-shit. Ndërkaq, në anën tjetër edhe kapaciteti është i vogël, është diku rreth 480 metra kub ujë, ndërkohë që me investimet e reja të cilat kapin vlerën prej afër 450 mijë euro, do të jetë më shumë se dyfishim i kapacitetit në 1000 metra kub”, tha ai.

Këtu jemi bashkë që të tregojmë mbështetjen tonë për Prizrenin, e në veçanti për Kalanë e Prizrenit, e cila është vend i turizmit kulturor siç po e shohim, jo vetëm të shqiptarëve të Kosovës dhe të shqiptarëve mbarë në rajon, por edhe e vizitorëve të huaj, disa prej të cilëve edhe i takuam derisa erdhëm këtu, shtoi Kurti.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit