Një person ka mbetur i plagosur në orët e mbrëmjes në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. IndeksOnline mëson se personi i plagosur është Harbin Vitija.
I njëjti është i person i njohur për organët e rëndit.
Mëson set se i plagosuri është plagosur në kokë dhe është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në QKUK.
Në lidhje me rastin për IndeksOnline detaje ka dhënë edhe policia e Kosovës.
“Rreth orës 21:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Kosovës për kryeqytet, Enis Pllana. /IndeksOnline/