Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e një personi në kërkim, Kujtim (Iftiman) Koqi, i lindur më 11 maj 1989 në Prizren.
Policia ka bërë të ditur se çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e vendndodhjes së tij është i rëndësishëm për hetimet dhe do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.