Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, një veturë del nga rruga

- Gazeta e Prizrenit

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, një veturë del nga rruga

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një veturë e tipit Mercedes Benz ka dalë nga rruga dhe ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas pamjeve të publikuara në media, vetura me ngjyrë të zezë është dëmtuar rëndë si pasojë e aksidentit, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga rasti.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës, të cilat po merren me hetimin e shkaqeve që çuan deri te aksidenti.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit