Sazan Ibrahimi: Komunat rrezikojnë edhe 20 milionë euro humbje nga paditë e zyrtarëve publikë

- Gazeta e Prizrenit

Sazan Ibrahimi: Komunat rrezikojnë edhe 20 milionë euro humbje nga paditë e zyrtarëve publikë

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi në Gazeta tha  se komunat po përballen me pasoja të mëdha financiare si rezultat i padive gjyqësore nga zyrtarët publikë.
Ai tha se këtë vit zyrtarët publikë kanë filluar t’i dërgojnë rastet në gjykata dhe po i fitojnë ato, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me përvojën e punës dhe kompensimin përkatës.

“Por këtë vit kanë filluar që t’i dërgojnë rastet në gjykata dhe t’i fitojnë rastet, dhe dëmi nga ky ndryshim për komunat do të jetë 15 deri në 20 milionë euro”, deklaroi Ibrahimi.

Sipas tij, situata financiare e komunave është rënduar edhe më shumë për shkak të lëndëve të tjera gjyqësore.

“Duhet shtuar këtu që deri tani komunave iu janë marrë 60 milionë euro për lëndë tjera gjyqësore”, tha ai.

Ibrahimi theksoi se barrat financiare nga proceset gjyqësore po ndikojnë drejtpërdrejt në buxhetet komunale dhe në kapacitetin e komunave për të realizuar projekte dhe shërbime për qytetarët./Indeksonline



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit