Zyrtari i lartë i NATO-s, Kevin Hamilton, ka deklaruar se Aleanca ka njohuri për personat që qëndrojnë pas sulmit në Banjskë.
Ai i ka bërë thirrje Serbisë që përgjegjësit e sulmit t’i nxjerrë para drejtësisë, duke theksuar se kjo çështje ndikon edhe në marrëdhëniet e Beogradit me NATO-n.
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Partneritete në NATO këto komente i bëri gjatë një takimi me gazetarë në Prishtinë, ku foli edhe për zhvillimet që lidhen me sulmin në Banjskë.
Kjo njëherësh është vizita e tij e parë në Kosovë.