Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, ku një burrë është dërguar në gjendje kritike në Emergjencën e Spitalit Rajonal, por nuk ka arritur t’u mbijetojë komplikimeve shëndetësore, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se më 21 maj 2026 rreth orës 06:40, Policia e Prizrenit është njoftuar nga Emergjenca për një person mashkull pa shenja jete.
Viktima është identifikuar si Bayram Hysamedin Kokolar.
Sipas informacioneve fillestare, 63-vjeçari ishte dërguar në Emergjencë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa vdekja e tij më pas është konfirmuar nga mjeku kujdestar.
Mjekët nuk kanë vërejtur shenja të dukshme dhune në trupin e viktimës, ndërsa shkaqet e vdekjes ende nuk dihen.
Në rast janë përfshirë hetuesit policorë dhe hetimet rajonale, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.