A është rikthyer sërish në arsim Arben Shala – i njohur nga opozita si “trikaxhi” në përzgjedhjen e drejtorëve?

- Gazeta e Prizrenit

A është rikthyer sërish në arsim Arben Shala – i njohur nga opozita si “trikaxhi” në përzgjedhjen e drejtorëve?

Arben Shala, i cili para tri vitesh ishte përfolur për “trika” pas publikimit të një audio-incizimi në media, lidhur me procesin e përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave, po përmendet sërish në zhvillimet e fundit në arsimin e Prizrenit.

Sipas burimeve të Gazetës së Prizrenit, Shala është përfshirë në komisionin që po bën vlerësimin e performancës së drejtorëve aktualë të shkollave, të cilët kanë aplikuar për vazhdim të mandatit.

Sipas informacioneve, ai ka qenë në disa shkolla së bashku me komisionin e DKA-së.

Ndërkohë, Kuvendi Komunal i Prizren, në mbledhjen e mbajtur dy javë më parë, miratoi formimin e komisionit përzgjedhës të DKA-së për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave. Në këtë përbërje nuk figuron emri i Arben Shalës.

Shefja e grupit të kuvendarëve të Vetëvendosjes në KK-në e Prizrenit, Dafina Alishani, në këtë seancë deklaroi se e megjithatë e vlerëson faktin që kësaj radhe “nuk është përfshirë trikaxhiu Shala”, të cilin në të kaluarën e kishte kritikuar për ndikime në procese të arsimit dhe përfitime nga subvencionet.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Shala është i angazhuar në forma të tjera në procesin aktual të vlerësimit. Gazeta e Prizrenit ka dërguar pyetje në Komunën e Prizren për të marrë sqarime zyrtare. / Gazeta e Prizrenit

Lexo edhe:

Kuvendarja Alishani: 10.000 euro i mori Arben Shala – trikaxhiu nga Komisioni për drejtorë, duhet hetime ( dokument )



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit