“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është lënduar në shtëpinë e tij. Si pasojë e lëndimeve të rënda viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.
Siç raportoi Sinjali, viktima është Veli Kelmendi, i cili sipas familjarëve ishte person me lëvizje të kufizuara.
Sipas informatave fillestare, familja kishte improvizuar një lift për ta ndihmuar atë të lëvizte brenda shtëpisë.
Por gjatë përdorimit, lifti dyshohet se është këputur, duke bërë që i moshuari të pësojë lëndime të rënda.
Fillimisht, nga Spitali Rajonal në Prizren ishte raportuar se gjendja e tij nuk paraqiste rrezik për jetën, mirëpo situata është përkeqësuar brenda pak orësh.
Rreth orës 12:55, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e 79-vjeçarit.
E, familjarët kanë njoftuar se lamtumira e fundit 79-vjeçarit do t’i jepet nesër me drekë në ora 13:00.