Vdes papritur 32-vjeçari që fitoi mbi 1 milion euro në lotari

- Gazeta e Prizrenit

Vdes papritur 32-vjeçari që fitoi mbi 1 milion euro në lotari

Në Filipinet është raportuar vdekja e papritur e një 32-vjeçari që kishte fituar mbi 1 milion euro në lotari disa vite më parë.

Bëhet fjalë për Shawn Keeley, i cili ishte bërë milioner në vitin 2020 pas një fitoreje prej rreth 1.1 milion eurosh nga një biletë gërvishtëse lotarie.

Sipas mediave ndërkombëtare, i riu kishte jetuar kohët e fundit në Filipine, ku edhe ka ndërruar jetë në rrethana të papritura, duke tronditur familjarët dhe miqtë e tij.

Lajmi për vdekjen e tij ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku të afërm dhe miq kanë shprehur dhimbjen për humbjen e tij të hershme.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për shkakun e vdekjes, ndërsa rasti mbetet nën hetime.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit