KQZ nuk akrediton asnjë vëzhgues pa verifikim nga Prokuroria për zgjedhjet e 7 qershorit

- Gazeta e Prizrenit

KQZ nuk akrediton asnjë vëzhgues pa verifikim nga Prokuroria për zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të akreditojë asnjë vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit pa kaluar fillimisht procesin e verifikimit nga Prokuroria.
Burime për Indeksonline bëjnë të ditur se secili person që aplikon për vëzhgues do t’i nënshtrohet kontrollit dhe verifikimit, ndërsa vetëm pas aprovimit do të mund të pajiset me akreditim nga KQZ-ja.

Ky vendim është marrë pas dyshimeve dhe problemeve të raportuara në zgjedhjet e fundit lidhur me manipulimin e votave dhe parregullsitë gjatë procesit zgjedhor.

Ndryshe, pas zgjedhjeve të fundit, qindra persona në cilësinë e vëzhguesve janë intervistuar nga organet e hetuesisë nën dyshimin për vjedhje dhe manipulim të votave, ndërsa pati edhe arrestime lidhur me keqpërdorime gjatë procesit zgjedhor.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit