Ja kur përfundon mësimi për klasat 9-ta, 11-ta dhe klasat 1-8

- Gazeta e Prizrenit

Ja kur përfundon mësimi për klasat 9-ta, 11-ta dhe klasat 1-8

Viti shkollor 2025/2026 po shkon drejt përfundimit, kur nxënësit nisin pushimin veror, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Sipas kalendarit shkollor, nxënësit e klasave të 12-ta tashmë e kanë përfunduar vitin mësimor , duke i hapur rrugë organizimit të provimeve dhe përgatitjeve për maturë.

Për nxënësit e klasave të 9-ta dhe të 11-ta, dita e fundit e mësimit do të jetë më 5 qershor 2026.

Procesi mësimor për nxënësit e klasave 1 deri në 8 do të përfundojë më 19 qershor 2026, datë e cila shënon edhe mbylljen zyrtare të vitit shkollor për shumicën e shkollave në vend.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit