Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për sot.
Krahasuar me një ditë më parë, nafta është shtrenjtuar për 2 centëë për një litër, duke u rritur nga 1.49 euro në 1.51 euro. Edhe benzina ka shënuar rritje prej 2 centësh për një litër, nga 1.41 euro në 1.43 euro.