Sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, në 25 nga 30 përfaqësitë ku votimi ka filluar, deri në orën 09:00 nga 27.724 votues të regjistruar, 3 mijë e 117 votues kanë përfunduar procedurën e tyre të votimit.
“Ju njoftoj se procesi i votimit, për orën 06:00 sipas kohës lokale në Kosovë, ka filluar në ambasadën dhe konsullatën e Republikës së Kosovës në Ankara dhe Stamboll. Ndërsa në orën 07:00 të mëngjesit, gjithashtu sipas kohës lokale në Kosovë, ka filluar edhe në 24 përfaqësi të tjera diplomatike që ndodhen në Evropë. Sipas të dhënave gjatë këtyre orëve të para të votimit, në 25 nga 30 përfaqësi diplomatike ku ka filluar dhe po zhvillohet votimi, deri në orën 09:00, nga 27.724 votues të regjistruar, kanë votuar 11.24% prej tyre, apo 3.117 votues”, tha Elezi gjatë një konference për media. /KK