Përfundon numërimi i votave në Prizren dhe Suharekë, ky është rezultati

- Gazeta e Prizrenit

Përfundon numërimi i votave në Prizren dhe Suharekë, ky është rezultati

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për subjektet politike në komunat e Prizrenit dhe Suharekës, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Në Prizren, partia Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 44.07 % të votave të fituara. Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.12 %, duke u pozicionuar si subjekti i dytë më i votuar në këtë komunë.

Ndërkohë, në Suharekë, rezultatet tregojnë një garë më të ngushtë, ku Vetëvendosje kryeson gjithashtu, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) renditet e dyta.

Këto rezultate pasqyrojnë përfundimin e numërimit për subjektet politike në dy komunat dhe pritet të jenë pjesë e analizave politike për prirjet elektorale në nivel lokal./GS



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit