Derisa ende nuk dihet për shqiptarët, së paku 5 prizrenas janë deputet në Kuvendin e ri nga komunitetet joshumicë, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Lista Serbe i ka fituar shumicën e dhjetë ulëseve të rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, tregojnë rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit.
Sipas analistit politik Blerim Vela, Lista Serbe i ka fituar nëntë mandate, ndërsa Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e ministrit në detyrë Nenad Rashiq ka fituar një mandat.
Më së shumti ulëse nga komunitetet joserbe ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës.
Ndarja e ulëseve për partitë politike që përfaqësojnë komunitetet joshumicë në Kuvendin e Kosovës:
Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë (zSPO) – 1 ulëse
Partia Demokratike Turke e Kosovës – 2 ulëse
Koalicioni Vakat – 1 ulëse
Unioni Socialdemokrat – 1 ulëse
Partia e Re Demokratike (NDS) – 1 ulëse
Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – 1 ulëse
Partia Liberale Egjiptiane – 1 ulëse
Partia e Ashkalinjve për Integrim (PSA) – 1 ulëse
Partia e Re Demokratike e Boshnjakëve të Kosovës – 1 ulëse
Jedinstvena Goranska Partija – 1 ulëse
Gjithsej: 20 ulëse të rezervuara për komunitetet joshumicë.