Kapen mbi 30 mijë euro në veturën e drejtuar nga një serb në pikën kufitare në Bërnjak

- Gazeta e Prizrenit

Kapen mbi 30 mijë euro në veturën e drejtuar nga një serb në pikën kufitare në Bërnjak

Njësitë policore nga Stacioni Policor Kufitar Bërnjak në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë identifikuar një person i cili kishte nën posedim mjete të padeklaruara monetare.

Nga njësia policore kompetente është ndaluar për kontroll në vijën e dytë një veturë e dyshuar me targa serbe, të cilën po e drejtonte i dyshuari mashkull serb, njofton policia.

“Gjatë kontrollit të automjetit dhe personave (drejtuesit të mjetit dhe pasagjerit), në çantën e pasagjerit janë hasur mjete monetare euro në shumë të përgjithshme prej 25.515€, dhe dinarë shuma e të cilave arrin vlerën 4813€ (në total 30.328€)”, njofton policia.


“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet procedurale për trajtim të mëtejmë të rastit nga dogana sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:

Prizren: Kërkohet paraburgim ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit