Arratisen nga burgu i Lipjanit, arrestohen sërish dy të burgosur

- Gazeta e Prizrenit

Arratisen nga burgu i Lipjanit, arrestohen sërish dy të burgosur

Dy persona të privuar nga liria janë arrestuar pasi u arratisën nga Qendra Korrektuese në Lipjan gjatë kohës së shëtitjes në oborrin e institucionit.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur më 9 qershor 2026, rreth orës 09:15. Të dyshuarit, njëri prej tyre i mitur, kishin arritur të largoheshin nga qendra korrektuese derisa po shfrytëzonin kohën e paraparë për shëtitje brenda oborrit.

Pas lokalizimit dhe arrestimit, të dyshuarit janë intervistuar nga organet kompetente dhe më pas janë kthyer në Qendrën Korrektuese.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e arratisjes.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit