Prokurori i shtetit, njofton se gjatë 24-orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë e dy aktakuza kundër dyzet e një personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Prokuroria Speciale, gjatë 24-orëve të fundit ka ndaluar tetë persona për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar, dhe ka parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një personi.
Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale. / Gazeta e Prizrenit /