Auditori gjen varg shkeljesh në Prizren: Keqklasifikim milionash, kontrata pa para dhe nënvlerësim të pasurisë

- Gazeta e Prizrenit

Auditori gjen varg shkeljesh në Prizren: Keqklasifikim milionash, kontrata pa para dhe nënvlerësim të pasurisë

Zyra Kombëtare e Auditimit ka lëshuar një opinion të kualifikuar për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Prizrenit për vitin 2025. Raporti ka zbardhur një sërë parregullsish dhe mospajtueshmërish ligjore që lidhen me menaxhimin e parasë publike, ku përfshihen keqklasifikime buxhetore mbi dy milionë euro, nënvlerësim të llogarive të arkëtueshme dhe vonesa të mëdha në pagesat ndaj operatorëve.

Sipas raportit të ZKA-së, ky auditim ka rezultuar me gjithsej 14 rekomandime, prej të cilave gjashtë janë të reja dhe tetë të përsëritura nga vitet paraprake , me të cilat menaxhmenti i komunës është pajtuar plotësisht.

Keqklasifikim masiv i shpenzimeve përmes përmbaruesve

Një nga gjetjet më të rënda që ka ndikuar direkt në kualifikimin e opinionit është keqklasifikimi i shpenzimeve në kategori joadekuate ekonomike në vlerë prej 2,148,191 euro. Këto pagesa janë realizuar përmes ekzekutimit të vendimeve gjyqësore dhe përmbarimore për zbatimin e kontratës kolektive.

ZKA-ja sqaron se Thesari ka paguar 1,419,064 euro nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve, si dhe 729,127 euro nga investimet kapitale.

“Kjo ka ndodhur për shkak se komuna nuk kishte marrë parasysh kërkesat e ligjit të buxhetit dhe qarkores buxhetore për të bërë planifikim adekuat sipas nevojave dhe kërkesave”, thotë raporti, duke tërhequr vërejtjen se kjo praktikë jep informata çorientuese për shfrytëzuesit.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit