Gjykata Supreme ka shfuqizuar disa paragrafe të nenit 7 të Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Punëve të Brendshme për Regjistrimin e Mjeteve.
Ky nen ndalonte vendosjen e materialeve errësuese në xhamat e automjeteve, përveç automjeteve që i kanë këto materiale të vendosura nga prodhuesi.
Megjithatë, këtë ndalim të vendosur me Udhëzim Administrativ e ka hequr sot Gjykata Supreme.