Një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një përleshje mes familjarëve ka përfunduar me vdekjen e një të riu,
Viktima është identifikuar si A. Osmanaj, 27 vjeç, i cili ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra gjatë konfliktit.
Siç raporton Gazeta Sinjali në lidhje me rastin është ndaluar dhe po intervistohet Albatrit Osmanaj, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në përleshje. Autoritetet po e trajtojnë atë si person të dyshuar dhe po zhvillojnë hetime për të përcaktuar rolin e tij në ngjarje.
Sipas informacioneve të para, konflikti mes familjarëve ka eskaluar deri në përdorimin e mjeteve të mprehta, duke rezultuar në fatalitet. Policia, hetuesit dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur ekzaminimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.