Një aksident i rëndë trafiku në Gjermani i ka marrë jetën dy të rejave që dyshohet se janë me origjinë nga Kosova.
Viktimat janë E. Zubaku, 24 vjeçe, dhe A. Zubaku, 18 vjeçe, nga fshati Topanicë i Kamenicës.
Ndërkohë, familjarët e tyre kanë konfirmuar lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të dy të rejave.
Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur pas një tentative të pasuksesshme për ndryshimin e korsisë.
Dy automjete janë përplasur me shpejtësi të lartë, duke shkaktuar më pas një aksident zinxhiror ku janë përfshirë gjithsej pesë vetura.
Një person ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa pasagjerët e automjeteve të tjera kanë shpëtuar pa lëndime serioze.
Autoritetet gjermane po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit që tronditi familjet e viktimave dhe komunitetin shqiptar në Gjermani.