Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku si pasojë e përplasjes mes një veture dhe një kamioni ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë.
Po ashtu, ka mësuar se në aksident janë lënduar edhe djali i të ndjerit, F. Behluli, 25 vjeç, si dhe motra e tij, F.B., 58 vjeçe. Të dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Nga të dhënat e para mësohet se në aksident është përfshirë edhe një kamion, i drejtuar nga A. M., 50 vjeç, me patentë malazeze.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit tragjik.