Nga arat e fshatit Medvec ka nisur zyrtarisht fushata e korrjes së grurit për këtë vit në Komunën e Prizrenit, percjell Gazeta e Prizrenit
Sipas njoftimit të drejtorit komunal për Bujqësi, Nderim Kadrijaj, i cili së bashku me kryetarin e komunës, Shaqir Totaj, përcollën korrjen e kallinjve të parë, këtë vit në territorin e Komunës së Prizrenit janë mbjellë rreth 2,700 hektarë me grurë.
Kjo dëshmon rëndësinë që bujqësia vazhdon të ketë për ekonominë lokale dhe për jetën e shumë familjeve që sigurojnë të ardhurat e tyre nga puna në tokë.
Urojmë që mundi dhe përkushtimi i fermerëve tanë të shpërblehen me rendimente të larta, korrje të mbarë dhe bereqet në çdo shtëpi.
🚜🌾 Suksese të gjithë bujqve në këtë sezon të korrje-shirjeve!