Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve në nivelin baçelor dhe master për vitin akademik 2026/27.
Universiteti i Prishtinës vazhdon të jetë i përkushtuar në krijimin e një mjedisi cilësor akademik, që mbështet zhvillimin intelektual të studentëve dhe i ndihmon ata të arrijnë synimet e tyre në karrierë.
“Të gjithë të interesuarit ftohen të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Universitetit të Prishtinës, një institucion me histori, traditë dhe përkushtim ndaj cilësisë në arsimin e lartë”, thuhet në njoftim..