The*rje me thi*kë në Budakovë të Suharekës

- Gazeta e Prizrenit

The*rje me thi*kë në Budakovë të Suharekës

Një incident i rëndë dyshohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në fshatin Budakovë të Suharekës, ku dyshohet për përdorim të mjetit të mprehtë.

Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë të ditur se njësitë e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Sipas informacioneve fillestare, dyshohet për një rast therjeje me thikë, por ende nuk dihen detaje për të lënduar apo për motivet që kanë çuar në incident.

Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar dhe detajeve shtesë lidhur me rastin.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit