Ylli i Fenerbahçes entuziazmohet pas ardhjes së Muriqit: Do të shënojë mbi 20 gola

- Gazeta e Prizrenit

Ylli i Fenerbahçes entuziazmohet pas ardhjes së Muriqit: Do të shënojë mbi 20 gola

Mesfushori i Fenerbahçes, Matteo Guendouzi, ka shprehur besim të madh te bashkëlojtari i tij, Vedat Muriqi, duke parashikuar se sulmuesi kosovar do të zhvillojë një sezon të jashtëzakonshëm me fanellën verdheblu.

Në një konferencë për shtyp, ish-mesfushori i Lazios ka vlerësuar lart cilësitë dhe karakterin e Muriqit, duke theksuar se ai ka mentalitet fituesi.

“Më pëlqejnë lojtarët me mentalitet fituesi si Vedat Muriqi. Besoj se ai do të shënojë më shumë se 20 gola. Ai e bëri këtë në Spanjë”, deklaroi Guendouzi.

Deklarata e tij vjen në një moment kur pritshmëritë për Muriqin janë të mëdha, pas rikthimit të tij te Fenerbahçe.

Ndërkohë, sulmuesi 32-vjeçar po përballet me një problem fizik në fillim të përgatitjeve për sezonin e ri. Fenerbahçe ka njoftuar se reprezentuesi i Kosovës ka pësuar një çarje të pjesshme në pjesën e poshtme të kyçit të këmbës së djathtë gjatë një seance stërvitore.

Për shkak të dëmtimit, Muriqi do të mungojë në përballjen ndaj Gornik Zabrze në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Pavarësisht këtij dëmtimi, optimizmi brenda klubit mbetet i lartë, ndërsa deklarata e Guendouzit tregon besimin që bashkëlojtarët kanë te aftësitë e “Piratit”, i cili pritet të jetë një nga armët kryesore të Fenerbahçes në sezonin 2026/27



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit