Vdes një person

- Gazeta e Prizrenit

Vdes një person

Sot, më datën 01.07.2026, rreth orës 17:23, Emergjenca e Suharekës ka njoftuar Policinë se afër vendit të quajtur “Guri i Dellocit”, në zonën malore ndërmjet bjeshkëve të Bukoshit dhe Dellocit, dyshohej se një person ishte goditur nga rrufeja dhe, sipas informatave fillestare, ishte pa shenja jete. Këto informata Emergjenca i kishte pranuar nga disa banorë të fshatit Delloc.

Menjëherë pas pranimit të njoftimit, patrulla policore e Stacionit Policor në Suharekë, së bashku me hetuesit, është nisur drejt vendit të ngjarjes. Duke pasur parasysh se incidenti ka ndodhur në një zonë të thellë malore, qasja në vendngjarje ka qenë e vështirë.

Në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor i Emergjencës së Suharekës ka konstatuar vdekjen e viktimës, F.B., mashkull rreth 26 vjeç.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, ndërsa hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve janë duke zhvilluar hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit.

Toger Shaqir Bytyqi



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit