Këto janë çmimet e naftës për sot

- Gazeta e Prizrenit

Këto janë çmimet e naftës për sot

Çmimi i naftës ka mbetur i pandryshuar krahasuar me 24 orët e kaluara. Të enjten, një litër naftë do të shitet për 1.39 euro, aq sa ishte edhe një ditë më parë.

Ndërkohë, benzina është shtrenjtuar për një cent, duke kaluar nga 1.35 në 1.36 euro për litër.

Sipas çmimeve maksimale të lejuara për derivate nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Infrastrukturës, litri i benzinës në Kosovë kushton 1.36 euro, ndërsa ai i gazit 0.68 euro.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit