Policia e Kosovës kërkoi ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të përfshirë në veprën penale; mashtrim.
Përmes një postimi në Facebook, Policia ka bërë thirrje që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e saj, ta kontaktojnë atë.
Njoftimi i plotë:
Kërkesë për bashkëpunim
Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Mashtrim”.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com