Procedura u krye me sukses në Laboratorin e Kateterizimit nga ekipi i mjekëve të Kardiologjisë, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e ekipit të Anesteziologjisë. Sipas spitalit, ndërhyrja përfundoi pa asnjë komplikim.
Ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm në avancimin e shërbimeve diagnostike të kardiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, duke zgjeruar mundësitë për diagnostikim më të saktë dhe trajtim më cilësor të pacientëve.
Nga spitali theksojnë se kjo arritje dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të menaxhmentit dhe stafit profesional për ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor, zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe aplikimin e procedurave bashkëkohore në shërbim të pacientëve.
Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” ka bërë të ditur se do të vazhdojë investimet në zhvillimin profesional të stafit dhe në zgjerimin e shërbimeve moderne diagnostike e terapeutike, me synim ofrimin e kujdesit shëndetësor sa më cilësor për qytetarët.