Ministria njofton nëse nesër do ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë

- Gazeta e Prizrenit

Ministria njofton nëse nesër do ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme nuk do të zbatohet vendimi për kufizimin e përkohshëm të qarkullimit të automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas ministrisë, bazuar në parashikimet zyrtare të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet për aktivizimin e këtij vendimi, i cili ka për qëllim mbrojtjen e infrastrukturës rrugore gjatë ditëve me temperatura të larta, si dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.

Në njoftimin për media thuhet se ministria do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do t’i informojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë në rast se krijohen kushtet për zbatimin e kufizimeve.


Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit