Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

- Gazeta e Prizrenit

Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka publikuar raportin statistikor për muajin qershor 2026, ku paraqiten të dhënat për shtetësinë, migracionin, azilin dhe lejeqëndrimet në Kosovë.

Sipas raportit të MPB-së, gjatë këtij muaji janë lëshuar gjithsej 872 lejeqëndrime të përkohshme, ndërsa janë dhënë edhe 12 lejeqëndrime të përhershme.

Në fushën e shtetësisë, MPB-ja ka bërë të ditur se janë marrë 100 vendime për lirim nga shtetësia, ndërsa për fitimin e shtetësisë janë regjistruar 292 vendime pozitive dhe 257 vendime negative.

Për rifitimin e shtetësisë janë dhënë 556 vendime pozitive dhe 9 vendime negative.

Sa i përket emigracionit dhe mbrojtjes ndërkombëtare, në Qendrën e Përkohshme të Pritjes për migrantë gjatë qershorit janë akomoduar 72 migrantë, ndërsa në Qendrën e Azilit janë regjistruar 8 aplikime. Në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj nuk është regjistruar asnjë person i ndaluar.

l

Raporti i publikuar nga MPB-ja përfshin të dhënat mujore të Departamentit për Natyralizim, Azil dhe Migracion dhe pasqyron aktivitetet e institucioneve në këto fusha gjatë muajit qershor.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit