599 studente përfitojnë mbështetje financiare nga MASh për studimet në STEM

- Gazeta e Prizrenit

599 studente përfitojnë mbështetje financiare nga MASh për studimet në STEM

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka publikuar rezultatet e konkursit për ndarjen e mbështetjes financiare për studentet vajza dhe gra të regjistruara për herë të parë në vitin akademik 2025/2026 në programet e fushave të Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.

Sipas njoftimit të ministrisë, pas shqyrtimit të aplikimeve nga komisioni përkatës, janë përzgjedhur 599 studente që kanë përmbushur kriteret e përcaktuara në konkurs.

MASh ka publikuar gjithashtu listën e aplikimeve të refuzuara, ku për secilin rast janë paraqitur arsyet e refuzimit.

Kandidatët e pakënaqur me rezultatet kanë të drejtë të paraqesin ankesë në Komisionin për Ankesa në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës brenda shtatë ditëve të punës nga data e publikimit të rezultateve, në përputhje me procedurat e konkursit.

Listat e studenteve përfituese dhe të aplikimeve të refuzuara janë publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit