Vr*itet ish-basketbollisti i Golden Eagle Yllit

- Gazeta e Prizrenit

Vr*itet ish-basketbollisti i Golden Eagle Yllit

Ish-basketbollisti i Golden Eagle Yllit, amerikani Kinu Rochford, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, pasi u qëllua me armë zjarri gjatë një turneu basketbolli në Harlem të Nju Jorkut.

Sipas raportimeve, ngjarja ndodhi në fushën e basketbollit “Kingdome”, ku Rochford dyshohet se u përfshi në një konflikt me një person tjetër. Më pas, ai u qëllua në kokë.

Basketbollisti u dërgua me urgjencë në spitalin Mount Sinai Morningside, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit