Sipas informacioneve të para që ka siguruar IndeksOnline, viktima, A.Kalludra, dyshohet se nuk arriti ta kontrollojë traktorin teksa po lëvizte në një teposhtëz.
Kjo rezultoi me rrokullisje dhe lëndime fatale. Pavarësisht përpjekjeve për t’i ofruar ndihmë, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Nga vendi i ngjarjes vërehet traktori i ndarë në dysh, përplasja e të cilit pati pasoja jetike.
Njësitet policore kanë nisur hetimet e nevojshme mbi rastin./IndeksOnline/